TEKSTESHQIP
Mhill Çuni - Kjo Shqipni Qe E Njeh Gjith Bota Kurr Nuk Rrin Pa Kastriota
Mhill Çuni
Kjo Shqipni Qe E Njeh Gjith Bota Kurr Nuk Rrin Pa Kastriota

Për një aspekt artistik të shtuar, ky produkt muzikor është paraqitur online i realizuar me vlera artistike edhe me klip muzikor, i cili u publikua më 26 Janar 2018.

Teksti :: Song Lyrics

Titulli: Kalunë shekujt kohë e gjatë
Artisti: Mhill Çuni
Zhanri: Rapsodi / Këngë epike
Publikuar nga fansi: Transkriptim nga interpretimi audio

Teksti:

Kaluan shekuj kohë e gjatë
Vjen gryka holla tuj piskatë
Vjen kushtrimi për liri
Kërkojnë trojet pavarësi.

Në luftë me krajlat ballë për ballë
Na ka mbajt beslidhja gjallë
Për flamur na jemi copëtue
Bota hiç e na tuj knue.

Tokë e kuqe dëshmitare
Për kryengritjet shqiptare
Për liri e për flamure
Për heronjtë si s’vdesin kurrë.

Në mal të Deçiqit ballë kryengritjes
Një flamur shqiptar valvitet
Malësisë së Madhe kush na prini
Ded Gjon Luli i Traboinit.

Ngjyrë flamurit xhamadana
Në qafë armikut ja ka gana
I ka mbajt shqiptari i motit
Qysh në kohën e Kastriotit.

Djemtë e shqipes ku janë kene
Kanë luftue me pushkë e penë
Në gubet e anë e mbanë
Zemrat zjarr për tokën nane.

Në kuvend të Greçës mburojnë burrat
Ded Gjon Luli bashkon burrat
Smail Qemailin trim lavdie
Mehmet Shpendin princ jervnie.

Smail Qemaili prej Lavdie
Flet me burrat e Shqipnisë
Boletinin dhe Hasanin
Gurakuqin, bac Bajramin.

Kur mori flakë bjeshka dhe Vrrini
Në gjithë Europë fjala ja mrrini
Në sup të Vlorës u ngrit flamuri
Shqipja krahët në atdhe i vuni.

Se Shqipëria në luftë për ditë
Kurrë s’u shtrue nga stuhitë
Çdo hardhi duke marrë hak
Heeee, çaj me shpatë e shkruaj me gjak
Ooheeee.
Komente 0