>
LETERSISHQIP

Jam Bije Burimesh

Jam bij' burimesh,
përtej malit të vdekur.
Sodis skelete
të veshur, të zhveshur.
Ngjyra trazuar
mbi trupa, baltra
Ulërima tingujsh
përplasur rrymave .
Dhe ndonjë përbindësh
tek gjuan me llastik,
atë që s'do të mund
të shohë asnjëherë.
Mos rrëmoni më në mëndjen time
... dua të fle ...

Më shumë nga Mimoza Bici