TEKSTESHQIP
Mirdita Kola - Dheu I Huj S'ka Varr Për Mua
Mirdita Kola
Dheu I Huj S'ka Varr Për Mua

Për këtë këngë ka punuar tekstin Gjovalin Totri, ndërsa produksionin audio e mori përsipër Kristi Miloti.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Nënë Shqipëri, të qofsha falë,
o, ma ka djegë zemrën një mall.
Për me t’pa njëherë me sy,
e me qa një dert me ty.

Do t’i mbledh flatrat e mia,
fluturim vij nga Shqipnia.

Mjaft vetmi, se shetita botën,
falemners, ma hape portën.

Dua me vdekë n’krahët e tua,
dheu i huaj s’ka varr për mue.
Dua me vdekë n’krahët e tua,
dheu i huaj s’ka varr për mue.

Kur jam kthy n’at dhe, oj nanë,
një grusht dhe që pata marrë,
ta kam sjellë e në gji ta lëshova,
putha tokën e lotova.
M’njohën gurët e m’njohën pyjet,
m’njohën zogjtë e m’njohën yjet.

Gjithmonë m’kanë thanë: je zog shqiponje,
hape krahët e m’përqafove.
ma ke kthy rininë e sosun,
ma ke shëru zemrën e plagosun.
Ma ke kthy rininë e sosun,
ma ke shëru zemrën e plagosun.

Nuk tha skllavi: s’du liri,
nuk tha plaku: s’du rini.
Si i verbri dritën nën sy,
shqipja don gjakun e t’bijve.

Se s’u knaq deti me ujë,
kur vetë iliri n’dheun e huj.

Ma mirë, thanë, me i vdekë,
se n’mërgim zbehesh e tretë.

Ka në botë ar e flori,
po s’ka nanë si Shqipni.

Ka në botë ar e flori,
po s’ka nanë si Shqipni.

Kontribuan:
Komente 0