>
BIOSHQIP
Biografia
Falë talentit të saj dhe zërit të veçantë sapo doli në skenë triumfoi me sukses. Gërshetimi i zërit të ëmbël, bukurisë ëngjëllore dhe energjisë pozitive që ajo transmeton tek ne, bënë që Mirsa Kërqeli të jetë mjaft e popullarizuar por edhe e pranishme në estradën kosovare.

Në Nëntor 2005, Mirsa merr pjesë në Kënga Magjike 2005 me këngën "Djaloshi Im", ku rrëmbeu çmimin "Magjia e parë".

Në Qershor 2006, Mirsa merr pjesë në VFM 2006 me këngën "Dashuria Kushton".

Në Dhjetor 2006, Mirsa merr pjesë në Zhurma Show 2006 me këngën "Nuk E Di".

Në vitin 2006, Mirsa Kerceli publikon albumin "Nuk E Di".

Në Maj 2007, Mirsa & Anakonda marrin pjesë në Top Fest 4 me këngën "S'Rrihet Pa Ty".

Më datë 9 Shkurt 2008, Mirsa publikon videoklipin "Pun E Madhe!", në bashkëpunim me Lyrical Son.

Në Dhjetor 2008, Mirsa merr pjesë në Zhurma Show 2008 me këngën "Buzen Mbi Buze", në bashkëpunim me Genc Prevlukaj.

Në Nëntor 2008, Mirsa merr pjesë në Nota Fest 2008 me këngën "Buzen Mbi Buze", në bashkëpunim me Genc Prevlukaj.

Në vitin 2008, Mirsa Kerceli publikon albumin "I 2ti".

Në Nëntor 2009, Mirsa Kerceli merr pjesë në Çelësi Muzikor 3 me këngën "Ti Djalo".

Në Dhjetor 2009, Mirsa Kerceli & Armend Shabani marrin pjesë në Zhurma Show 2009 me këngën "I, E Dashuruar".

Më datë 17 Korrik 2010, Mirsa & Elton Kadrija publikojnë videoklipin "Lej Foret".

Në Dhjetor 2010, Mirsa Kerceli merr pjesë në Zhurma Show 2010 me këngën "Status Quo".

Në Qershor 2011, Mirsa Kerceli merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 me këngën "Status Quo".

Në vitin 2010, Mirsa Kerceli publikon albumin "Duro Zemer".

Në vitin 2010, Mirsa Kerceli publikon albumin "Greatest Hits: Lovestoned".

Më datë 18 Qershor 2011, Mirsa Kerceli publikon videoklipin "Këtë Natë". Videoklipi u prodhua nga Urban Graphics. Me këtë këngë, Mirsa Kerceli merr pjesë në Zhurma Show 2011 në vitin 2011.

Më datë 17 Mars 2012, Mirsa Kerceli publikon videoklipin "Klubi N'ajer". Videoklipi u prodhua nga Urban Graphics. Me këtë këngë, Mirsa Kerceli merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 12 në vitin 2013.

Më datë 16 Qershor 2012, Genc Prelvukaj (Gentz) publikon videoklipin "Ata Kane Nevoje", në bashkëpunim me Mirsa Kerceli.

Në vitin 2013 Mirsa publikon këngën "Në sytë e tu", ne bashkepunim me Taulant Bajraliu-n.

Ne Dhjetor te vitit 2013 eshte bere nene e nje djali te vogel me emrin TIAR. Por, Mirsa Kerqeli ka vendosur të rikthehet përsëri në skenën muzikore. Kështu ka bërë të ditur këngëtarja përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram. Ajo shprehet tejet e lumtur duke thënë se shumë shpejt emri i saj do të zërë vend në media për projektet muzikore.

Më datë 8 Nëntor 2018, Mirsa & Butrint Rashiti publikojnë videoklipin "E Dashuruar".

Më datë 17 Korrik 2021, Mirsa publikon videoklipin "Moj E Mira".

Më datë 15 Tetor 2021, Mirsa publikon videoklipin "Haver". Muzika dhe orkestrimi i këngës janë punuar nga Nexhat Mujovi (Wirusi). Videoklipi u prodhua nga kompania Urban Graphics.

Më datë 7 Janar 2022, Mirsa publikon videoklipin "Zemra Ime". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Kreshnik Avdiu. Videoklipi u prodhua nga kompania Urban Graphics.

Më datë 29 Qershor 2022, Mirsa & Florion publikojnë videoklipin "Falma". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga B-Genius. Videoklipi u prodhua nga kompania Urban Graphics.