TEKSTESHQIP
Morgu - Vello E Hirtë
Morgu
Vello E Hirtë

Për muzikën e këngës kanë punuar në bashkëpunim kompozitorët vetë artistët.
Teksti :: Song Lyrics
Shtrihem i vdekur
Fshehur pas pretendimit të një spektri të plotë
Vello e ndryshkur
Që krijon imazhin e një trupi të ngrohtë

Pres prekjen qe vjen jo rrallë
E ndjek kutërbimi që ngjall ndjesitë
Mjafton ideja të jesh gjallë
E nuk sheh më kush pas vellos së hirtë

Pas mjerimit të heshtur që vjen pranë
Sheh pafundësi
Përtej verbimit që kanos trishtimi
Vellon e lë mënjanë

Zhytur në llumin e derrave të dhjamosur
Nën hije lakmitaresh të pasosur
Legjione kanibalësh egoistë
Ushqehen nën hijen e vellos time të hirtë

VIDEOKLIPE

Komente 0