TEKSTESHQIP
Biografia
Ti shohësh është vështirë ti dallosh se cila është njëra apo tjetra, pasi janë si dy pika ujë, e jo vetëm por mjaft simpatike. Po flasim për këngëraret dhe binjaket nga Kosova motrat Duhani. Njëra quhet Margita dhe tjetra Margarita, dhe sapo kanë rrëmbyer cmimin ‘Best Interpret’ në edicionin e parë të Festivalit ‘Shkodra Fest’ që u mbajt në Teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër në një organizim shumë madhështor. Vajzat për këtë cmim janë ndjerë shumë mirë dhe mjat të vlerësuara, ndërsa statuja i është dhuruar atyre nga Artisti i madh i humorit shqiptar Zef Deda. Artistët e reja që kur ishin të vogla e kanë dashur muzikën, duke kënduar në shkollën fillore e më pas në shkollën e mesme talenti i tyre bie në sy më shumë. Binjaket e ëmbla janë nga Klina por jetojnë në Prishtinë dhe nga nisja e tyre duke kënduar në Shtëpinë e Kulturës ‘Jehona e Dukagjinit’ në Klinë, konkurojnë për herë të parë në një festival në Shqipëri dhe kthehen fituese. Kënga mban titullin ‘Sonte’ por mësojmë se motrat Duhani nuk do ti realizojnë ndonjë videoklip, pasi tashmë kjo këngë ka një cmim, për ndonjë video pritet të realizohet këngës së re që do të vijë. Ato vashkëpunojnë me kompozitorë të ndryshëm si: Naim Krasniqi, Fatos Canolli, Granit Gashin, Driton Sopën dhe të tjerë, por duken sikur janë në një zë, pasi kombinohen si mos më mirë me njëra-tjerën.