(1930-2006)
Biografia
Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.
Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin në krijuesin më të mirënjohur kosovar. Me "Ervehenë" e autorit Ahmet Qirezi(1932), e cila mori 5 shpërblime kryesore në Festivalin e Steries - Novi Sad (1967), ngriti skenën teatrore të Kosovës në piedestal. Regjisor i shumë dramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharremi ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave. Ka tri vajza, një djalë dhe pesë nipa.
Muharrem Qena vdiq më 24 shtator 2006 në Prishtinë duke lënë pas tij një veprimtari të gjërë prej shkrimtari, regjisori e këngëtari dhe mëse 200 shfaqje teatrale. Kënga "Kaqurrelja" është kënduar për herë të parë nga Muharrem Qena dhe më vonë (80-ta) janë krijuar versione tjera të saj.
Filmografia
Regjisor
"Bashkëshortët"
"Zonja me Kamelie"
"Erveheja"
"Njerëzit me shpresa te thyera"
"Anmiku i popullit"
"Ambrozio shfaros kohën" etj.
Aktor
"Kapedan Lleshi"
"Proka" (1984)
"Lepuri me pesë këmbë" (1982)
"Kukumi"
"Kur pranvera vonohet" (1980)
Skenarist drame
"Bashkëshortët"
Autor kënge
"Kaçurrelja"
"Shokut"
"Lamtumirë"
"Mine"
"Tetori"