TEKSTESHQIP
Muharrem Qena - Salepxhija
Muharrem Qena
Salepxhija

Teksti :: Song Lyrics
Salep

Jemi n’dimën, terret nata, del një burr’ i fort’
Trup viga’ dhe shalë të gjata, me brekushe sport
I bje rrug’s tre-katër anët burri simpatik
Për me ndi i gjith’ vendi se çka ka n’ibrik

Salepi o njer’z
Salep i nxeht’ urdhnoni myshteri
Të gjith’t e dini se sikur vet’ kurrkush s’e ka mjeshtri
Salepi o njer’z
Salep i nxeht’ urdhnoni myshteri
Të gjith’t e dini se sikur vet’ kurrkush s’e ka mjeshtri

Sillet burri rreth qytetit tuj vikatë si hut
Degët e fytit, prej sikletit, i dalin jashtë një kut
Mërzit plakat e shajnë n’penxhere: "Uh, plasja t’raftë, he o dreq!"
Salepxhiu, si për faleminderit, bërtet edhe më keq:

Salepi o njer’z
Salep i nxeht’ urdhnoni myshteri
Të gjith’t e dini se sikur vet’ kurrkush s’e ka mjeshtri

Ah, plasja t’raftë he o dreq!

Salepi o njer’z
Salep i nxeht’ urdhnoni myshteri
Të gjith’t e dini se sikur vet’ kurrkush s’e ka mjeshtri

Pastron gërmazi
dhe gripi tret
Knon fyti si bilbil
se osht me xhanxhafil
Komente 0