>
LETERSISHQIP

Zgjim

Përtej murit tim, më thanë të mbyllë sytë
Se shoh ëndrra syhapur tejhedhje ylberësh
E ato më vrasin hijen, hënën kthejnë ka vetja
Ditët numërohen fundit
Stinëve në degë të acarta

Dikur rrëke kujtimesh, strehëve të shpirtit
Mallë që rrjedhë ujëvarë, për vargun e çarë
Tej zemrës së metaforës
Pranverës me shi

Vjeshtës kur zjarr e hall binte sikur gjethe
Veten si ta thërrisja
Rimë strofe varur qafës sime
Shtrënguar kur binte nata

Përtej murit tim, ylber më prekë dritares
Çukitë muzë që zgjoi metaforat e fjetura
Hije që përcjellë ecjen, dot s’është vrarë hëna
Gjallë është muza ime
Fryma ime gjallë