TEKSTESHQIP
Nderim Alimi - Namazi I Natës
Nderim Alimi
Namazi I Natës

Komponimin dhe tekstin e shkroi Kreshnik Avdiu, për këngën ka punuar si orkestrues Mentor Sulejmani, ndërsa produksioni është marrë përsipër nga Makam Media. Për tu parë dhe kuptuar më mirë, ky produkt artistik është finalizuar tanimë para shikuesve i përpunuar me mjaft shije edhe me një klip muzikor, i cili erdhi në platformat online më 19 Mars 2025 dhe shumë shpejt kënga u vlerësua mjaft.

Teksti :: Song Lyrics

Në t'tretën e natës
Zgjohu thirre Zotin
E prej syve t'tu
Le të pikon loti

Thuaj me gjith zemër
O Zot kërkoj falje
Nga çdo rrugë e mbyllur
O Zot më gjej dalje

Merr abdest e falu
N'sexhde thuj Ja Allah
Falma çdo gabim Zot
E falma çdo gjynah

Çdo të keqe aman
Largoje prej meje
Me ballin në sexhde
Unë jam afër Teje

Refreni:
NAMAZI I NATËS
ËSHTË E MIRA T'MIRËS
SIKUR KUR GJEN UJIN
NË MIDIS T'SHKRET'TIRËS
ZGJOHU EDHE FALU
ASHTU ZGJOHEN ZEMRAT
KUR IA PËRMEND ZOTIT
NËNT'DHJET E NËNTË EMRAT

VIDEOKLIPE

Komente 0