>
LETERSISHQIP

Te Kroi I Fshatit

Tek kroi i fshatit atje n’malësi,
të pushosh është kënaqësi;
Lëndinat mbushur me dredhëza,
hojen aty e ndërton bleta.

Uji i ftohtë kur gurgullon,
aty bariu delet i mrizon;
Atje lart, diku mbi lis,
kënga e bilbilit na grish..

Lule t’bukura aty lulëzojnë,
rreth e rrotull aromë lëshojnë;
Aty thonë ka shumë lashtësi,
t’parët tanë aty ujë kanë pi.