
Nik Carku
Kush Mi Nemi Bjeshkët E Mia
Kush Mi Nemi Bjeshkët E Mia
TEKSTI :: SONG LYRICS
Hej, qysh ka herë m’ka zane merzia,
kush m’i nëmi bjeshkët e mia?
Kush e pati gjithë atë idhnim
mbi këto bjeshkë, me lshu mallkim?
A thue Zanat kjoshin t’bâdha,
ndoshta Muji n’luftë me krajla?
A thue shkinat tuj dalë k’nena,
për me i mbledhë çetnikët pa krena?
Hej, zup më zup lidhun kto male,
qe erdh shqipe dy krenare.
Kreshtat t’nalta plot me borë,
prej Kelmendi deri n’Rugovë.
Se Rugova asht Malësi,
asht Kosovë e asht Shqipni.
Asht Kastrat, Shkrel e Kelmend,
e bekoftë Zoti atë vend.
Hej, Zot me i dalë gjithmonë Rugovës,
krejt Malësisë e tanë Kosovës.
N'kam si malet këta malsorë,
kundër hasmit shekullor.
Zanë nji kanë, prita llogore,
hjek s’e kanë pushkën prej dore.
Gisht për gisht me turkoshakun,
serbin, nemcin e karadakun.
Hej, varg po vijnë prej Kotushanit:
Gjekë Stanisha e Zhujë Selmani,
Sali Jahë, bajraktari,
Jashar Haxha e Kadri Bajri,
Hysen Bajri e Sak Fazlija,
Vis Ymeri e Ker Sadrija,
Demë Isufi e Balë Alia,
Çelë Shabani e Rexh Advia.
Hej, Smajl Tahiri thërret Balin,
Njaj Bajçoli, Xhemë Sadrin.
Halil Turku, Bal Idrizi,
thërret Din Zeka, Smajl Zeqiri.
Sali Rama e Zhuk Haxhia
janë aty ku asht lavdia.
Gryka, qafa, shtigje t’ngushta,
ku bjen flaka e kërcet pushka.
Hej, bajraktar Rugovë t’Epër,
shtatë katune, ë do ma tepër.
Sali Jahë, bajraktar,
mbrapa s’la trashëgimtar.
Atëherë hini bajraktar,
shkoi te kulla e Kadri Bajrit.
Kadri Bajri, me atë vlla,
shtatë krajli emrin e ka.
Hej, burrë i njoftun për kuvend,
n’Stamboll, Pejë e Prizren.
Komandant nëpër beteja,
po e kërkojnë Rugova e Peja,
po i kërkojnë trojet e veta,
Ali Pasha e Haxhi Zeka.
Fluturim si shqipe mali,
aty gjindet Kadri Bajri.
Hej, del kushtrimi, erdh Kosova,
katër an’t, Peja e Rugova.
Shekullor bahet kërdija,
shpata e tij flakë si shkëndija.
Hysen Bajri n’fushë t’mejdanit,
kryet ia pret Mitër Millanit.
Mblidhen shkinat për me kja,
Mark Millani mbet pa vlla.
Hej, moj Rugovë, trime me fletë,
lavdi e madhe, kjo asht për jetë.
Djemtë e tu, me pushkë e pendë,
s’lanë ma bjeshkën pej me ia némë.
S’lanë kênd malet me ia prekë,
për këto troje je Zot vetë.
Se ke kenë e je gjithmonë
krenaria e kombit tonë.
Se ke kenë e je gjithmonë,
hej, krenaria e vendit tonë.
kush m’i nëmi bjeshkët e mia?
Kush e pati gjithë atë idhnim
mbi këto bjeshkë, me lshu mallkim?
A thue Zanat kjoshin t’bâdha,
ndoshta Muji n’luftë me krajla?
A thue shkinat tuj dalë k’nena,
për me i mbledhë çetnikët pa krena?
Hej, zup më zup lidhun kto male,
qe erdh shqipe dy krenare.
Kreshtat t’nalta plot me borë,
prej Kelmendi deri n’Rugovë.
Se Rugova asht Malësi,
asht Kosovë e asht Shqipni.
Asht Kastrat, Shkrel e Kelmend,
e bekoftë Zoti atë vend.
Hej, Zot me i dalë gjithmonë Rugovës,
krejt Malësisë e tanë Kosovës.
N'kam si malet këta malsorë,
kundër hasmit shekullor.
Zanë nji kanë, prita llogore,
hjek s’e kanë pushkën prej dore.
Gisht për gisht me turkoshakun,
serbin, nemcin e karadakun.
Hej, varg po vijnë prej Kotushanit:
Gjekë Stanisha e Zhujë Selmani,
Sali Jahë, bajraktari,
Jashar Haxha e Kadri Bajri,
Hysen Bajri e Sak Fazlija,
Vis Ymeri e Ker Sadrija,
Demë Isufi e Balë Alia,
Çelë Shabani e Rexh Advia.
Hej, Smajl Tahiri thërret Balin,
Njaj Bajçoli, Xhemë Sadrin.
Halil Turku, Bal Idrizi,
thërret Din Zeka, Smajl Zeqiri.
Sali Rama e Zhuk Haxhia
janë aty ku asht lavdia.
Gryka, qafa, shtigje t’ngushta,
ku bjen flaka e kërcet pushka.
Hej, bajraktar Rugovë t’Epër,
shtatë katune, ë do ma tepër.
Sali Jahë, bajraktar,
mbrapa s’la trashëgimtar.
Atëherë hini bajraktar,
shkoi te kulla e Kadri Bajrit.
Kadri Bajri, me atë vlla,
shtatë krajli emrin e ka.
Hej, burrë i njoftun për kuvend,
n’Stamboll, Pejë e Prizren.
Komandant nëpër beteja,
po e kërkojnë Rugova e Peja,
po i kërkojnë trojet e veta,
Ali Pasha e Haxhi Zeka.
Fluturim si shqipe mali,
aty gjindet Kadri Bajri.
Hej, del kushtrimi, erdh Kosova,
katër an’t, Peja e Rugova.
Shekullor bahet kërdija,
shpata e tij flakë si shkëndija.
Hysen Bajri n’fushë t’mejdanit,
kryet ia pret Mitër Millanit.
Mblidhen shkinat për me kja,
Mark Millani mbet pa vlla.
Hej, moj Rugovë, trime me fletë,
lavdi e madhe, kjo asht për jetë.
Djemtë e tu, me pushkë e pendë,
s’lanë ma bjeshkën pej me ia némë.
S’lanë kênd malet me ia prekë,
për këto troje je Zot vetë.
Se ke kenë e je gjithmonë
krenaria e kombit tonë.
Se ke kenë e je gjithmonë,
hej, krenaria e vendit tonë.
Kontribuan:
Komente 0