TEKSTESHQIP

Niki Zaimi
Ishe Ti
Lyrics

Kur Dielli për ne të mos lind
Dhe e gjithë kjo të përfundojë
A do më shkruash dy fjalë, apo një?
Thjesht ta di që përherë më kujton

Kur të pyesin me ironi
Do tu them se ishe ti
Që dorën më dhe gjithë mirësi
Të kapem, të kapem pas saj
Më ofrove përsëri

REF.:
Një dritë, një vend
Ku mund të prehem
E në atë lum ndjenjash i lirë
Të dehem
Të dehem
Do të bëhemi bashkë
Dhe i lumtur do tu them
Ishe e vetmja shpresë
Që mund të kem

Si të duket nëse ne
Të gjithë të na vihen përballë?
A do të biesh aq lehtë përdhè?
Apo do ngrihesh më e fortë se më parë?

Kur të pyesin me ironi
Do tu them se ishe ti
Që dorën më dhe gjithë mirësi
Të kapem, të kapem pas saj
Më ofrove përsëri

REF. 2x:
Një dritë, një vend
Ku mund të prehem
E në atë lum ndjenjash i lirë
Të dehem, të dehem
Do të bëhemi bashkë
Dhe i lumtur do tu them
Ishe e vetmja shpresë
Që mund të kem