>
BIOSHQIP
Biografia
Ka lindur në Sang të Mirditës me 25 mars 1960. Autor i tetë librave me poezi: “Njerëz që plaken udhëkryqeve”, botimet “Mirdita”1998; "Koha e shkelur” botimet “Mirdita” 1999; "Larg Atdheut” botimet “Mirdita” 2001; "Nje hark ylberi”, botimet “Emal” 2013; "Koha tjetër”, botimet “Geer” 2015, “Natën kapërceje pa leje”, botimet “Gazulli” 2017; Mallkimi i Rozafës, botimet “Emal” 2019. Fitues i çmimit “Din Mehmeti” në mitingun XXXIV poetik, të organizuar nga Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë-Kosovë; “Mallkimi i Rozafës”, botimet “Emal” 2019; “Mallkimi i Rozafës”, botimet “Emal” 20020. Ka botuar në italisht librin “Un arco dell”arcobaleno”, botimet “Emal”, Tiranë 20017. Pjesëmarrës me 15 poezi në librin poetik “Gherbino”, bashkë me pesë poetë italianë, botuar nga shtëpia botuese "Aletti Editore", Romë 2014. Pjesëmarrës me një cikël me poezi në antologjitë poetike “Poetry from Balkans”, botues “Inner Child Press”, New Jersey, USA(2018); “Amarati Poetic Prism 2018” dhe “Amarati Poetic Prism 2019” në Vijaywada, Anthra Pradesh Indi; “Athunis Galaxy Anthology” Brussels(2019); “Giornata mondiale della poesia”, Roma 2019.
Ka publikuar poezi në revista letrare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, si dhe në Itali, SHBA, Angli, Irlandë, Austri, Suedi, Rumani dhe Indi. Pjesëmarrës në dhjetra antologji poetike në trevat shqiptare dhe jashtë vendit.
Fitues çmimesh letrare në disa festivale poetike kombëtare dhe ndërkombëtare në trevat shqiptare, Itali dhe Rumani. Antar i Jurisë së Festivalit Ndërkombëtar Poetik “Veliero” 2017, Cirò Marine Itali, 2017.