>
LETERSISHQIP

Çiltërsia Poetike

Poezia është më shumë se një hobi, është pasion
bagazh i mbushur me shkronja plot ndjesi
peizazh i shpirtit të autorit që lexuesi shfleton
meditim brenda kohës ku gjen paqen dhe qetësinë.

Reflektim i buzëqeshjeve dhe lotëve, është ajo
Plagë, shpresë, dëshpërim, mëkat...
vrer në trup nuk mbetet për atë që shkruan, jo
në mos më besoni mua, pyesni Atë lart!

Pasqyrë e fytyrës pa maskë në ballon maskarade
zhveshje nga fshehtësitë dhe ligësitë, është poezi
(se) në qoftë bota e kësaj dynjaje e maskarenjve
në fletët e poetit, gjithë zhvishen në t’bardhë e zi!