Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Fenë Myslimane

Mëshirë Agjëruesi

Hidhërimi ndonjëherë flet në emrin tënd
nuk dallon e as ndalon, për dikë a ndonjë vënd.

Hidhërimi është aq i verbër sa çdo të mirë e flakë
nuk zbutet as atëherë kur kalojnë vitet e bëhet plak.

Hidhërimi të sundon mendjen edhe në do të pendohesh
‘krenari’ ne e quajmë atë, për të cilën tek Zoti do të turpërohesh.

Për atë që në Tokë ti lufton mos lëshosh pe para njerëzimit,
për të, mëkati do t`rëndoj peshoren në Ditën e Gjykimit.

Në këtë muaj të shenjtë fal dhe duro
se edhe ai që në emër të hidhërimit,të quan mostër
në brendi të zemrës të do!

- poezi nga Nita Beluli


- Poezia u dërgua nga nitabeluli -

Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet