TEKSTESHQIP
Nori A.K.A 623 - Veten E Kam Humbur
Nori A.K.A 623
Veten E Kam Humbur


Teksti :: Song Lyrics

Hyrje

Me vitet njeriu e kupton se është i detyruar të ndryshojë. E kupton se bota nuk është e pastër, por e zhytur në pisllëk që të ngjitet në çdo hap të jetës... dhe ti... duhet të luftosh ta mbash sa më larg këtë papastërti...

Shpesh e pyes veten se kush jam edhe nga vij,
nëse jam unë i vërteti apo jam tjetër njeri.
Rrugës nisa pa kuptuar të dyshoj tek vetja ime.
Jam bio apo krijesë, e komanduar me udh'zime
Ku janë g'zimet që i pata o ku mbeti pafaj'sia.
Kush i vrau pa mëshirë o këto ëndrrat e mia.
Janë pyetje të thjeshta, pa pushim më vlojnë në kokë
Me përgjigje pa kuptim, që s'arrij t'i kuptoj dot.
Pyes veten çfarë kam bërë, ku vallë i kam ngacmuar
Pa arsye pse urrejnë, si armik të përbetuar.
Thashetheme në çdo anë, pun't e mia i pengojnë.
Lart e poshtë seç llapin, porsi kurvat përgojojnë.
Ja çfarë bën, shiko ça ha, shiko ça pi, shiko si vishet,
Llapa-llapa porsi plakat, vijnë komente si afishet
Të pabesë me dy fytyra, vetëm duan të ta fusin.
Dhe ti ruhesh në çdo hap, vigjilent me kursin.

Refreni 2x

Nëse duhet që t'ja dal, në k'të botë të mbijetoj,
zemrën duhet ta forcoj, botën duhet ta lexoj.
Jam i detyruar të bëj sjellje për tu dukur,
edhe vete e kam kuptuar, tashmë veten e kam humbur.

Për dy lekë e famë në vend të zemrës çuan gurë.
Iku cipa e surratit, dinjitetin e kanë pshurrë.
V'llai v'llain po e vret edhe hiç nuk i kërcet.
Femra shitet në pazar pastaj shet integritet.
Njerëz të djallëzuar, të ndyrë e të përdalë.
Japin dije shpirtërore edhe flasin për moral.
Ngado kthehesh e kupton u bë jeta si kolerë,
nuk e di kujt t'i besoj, se të hedhin në humnerë.
S'dua që të jem i keq, as nuk dua të gënjej.
S'dua që të shaj njeri, por të fal veç dashuri.
Por kjo botë e qelbur prek zemrën qelibar.
Desha s'desha u sëmura nuk qëndroj më në binar.
Rregullat i prishën ndaj po shkel në d'rrasë të kalbur,
e vërteta s'ka taban, me fije kashte është kapur.
Terri zemrat i mbuloi, nuk ka shpirt të lumtur.
Nuk jam më i pari, sepse veten e kam humbur.

Refreni 2x

Nëse duhet që t'ja dal, në k'të botë të mbijetoj
Zemrën duhet ta forcoj, botën duhet ta lexoj
Jam i detyruar të bëj sjellje për tu dukur
Edhe vete e kam kuptuar, tashmë veten e kam humbur
Komente 0