TEKSTESHQIP
Nurie Myftari - Fukara
Nurie Myftari
Fukara

Teksti :: Song Lyrics
Jam i vetmum në kët jetë;
Në mes t’rrugës vet kam mbet;
e Ma thanë mua nji fjalë;
S’di nga zemra si ju ka dalë...0

Më thanë fukara e i mjerë;
Mos trokit më në derë;
Fjalët e tyre më përlotën;
M’u duk se po e mbaj botën;
Fjalët e tyre më mërzitën;
A thu tjetër fjalë nuk dijtën;

(Refren)
Nuk është fukara veç ai;
Që s’ka ar dhe argjend;
Por fukara është ai;
Që tek Zoti nuk ka vend;

Sa sofra n’kët botë?
S’kanë gjë për t’shtruar;
E sa të tjerë pasurin?
Kot e kanë harxhuar;

Mos më thoni fukara
Mos më thoni i mjerë
Edhe për mua një ditë
Do të ketë Pranverë!

Më bën o Zot të pasur;
Në zemrën që mbaj;
Me zemër të varfër;
Vehten do t’a qaj;

DËRGOI:
Komente 0