TEKSTESHQIP
Nyje - Yje Dhe Gravitet
Nyje
Yje Dhe Gravitet

Melodia dhe teksti është realizuar nga Miril Bicolli.

Teksti :: Song Lyrics

Përditë mes rrugësh endemi
Përnatë mes ëndrrash gjatë
Përballë gënjeshtrash çmendemi
Mijëra muresh u biem përqark
Bota rrotullohet shpejt
Mendjet tona vijnë vërdallë.

Duam përherë të kemi
Të jemi ne gjithmonë
Rregulli i kësaj bote
Kudo veten ta klonojmë
Kërkojmë vetëm dashuri
Por s'arrijmë dot ta kuptojmë.

Eja më pranë, të më thuash se kush jam
Nëpër natë të besoj dhe vazhdoj veten e kërkoj
Mes flokësh të zinj, shtegun e gjej verbërisht
Se kush jam se kuptoj por vazhdoj veten e harroj.

Kokën nuk e kthejmë mbrapa
Marshimi nuk ndalon
Koha na merr përpara
Gjithmonë më shumë na ndryshon
Bota rrotullohet fort
Klithmat tona e shoqërojnë.

Duam përherë të kemi
Të jemi ne gjithmonë
Rregulli i kësaj bote
Kudo veten ta klonojmë
Kërkojmë vetëm dashuri
Por s'arrijmë dot ta kuptojmë.

(Refreni)

Kontribuan:
Miril
Komente 0