TEKSTESHQIP
Nyje - Fluturimi I Shpirtit
Nyje
Fluturimi I Shpirtit

Për kompozimin dhe për tekstin u kujdes Miril Bicolli.

Teksti :: Song Lyrics

Merrmë me vete o qiell, ndër yje natën vonë
atje ku dija verbon, atje ku jeta buron
Mos më lësho ti të bie, thellë në pafundësi
Në të ftohtë e në të zi, në vetminë e diellit të ri.

Zvarritem mbi trupin tënd, era e turpit më çmend
Fundi i botës është pranë, jehon brenda truve tanë
Pjellë emocioni, krihemi në pasqyrën e iluzionit
Se veten nesër, veten vetëm, e gjejmë gjithmonë.

Merrmë me vete o qiell, ndër yje natën vonë
atje ku dija verbon, atje ku jeta buron.
Mos më lësho ti të bie, thellë në pafundësi
Në të ftohtë e në të zi, në vetminë e diellit të ri.

Rrahja mori frymë sërish, majtas në kraharor
Ngriti zërin u bë bishë, por hapat s’dolën të njohur
Pjellë emocioni, krihemi në pasqyrën e iluzionit
Se veten nesër, veten vetëm, e gjejmë gjithmonë.

Merrmë me vete o qiell, ndër yje natën vonë
atje ku dija verbon, atje ku jeta buron.

Kontribuan:
Miril
Komente 0