TEKSTESHQIP
Nyje - Jehona E Fundit
Nyje
Jehona E Fundit

Për melodinë dhe për tekstin është kujdesur Miril Bicolli.

Teksti :: Song Lyrics

Cdo ditë nga pak, çdo ditë më shumë
Hapat drejt teje i hedh dalëngadalë
Se di pse frikë s'të pata kurrë
Ndoshta se heshtja me ty më ngjan.

Të shoh gjithmonë në gjumë si lumë
Dhe vij e zhytem në ujin tënd valë.

Herët a vonë gjithshka ndryshon
Dhe pyetjet ngrihen si pemë në mal
Mbushen me borë, fillojnë rëndojnë
Lodhen, sfiliten përgjigje pa marrë.

Thellë në pasqyrë mund të të shoh
Qartë e më qartë të njoh në çdo detaj
Nëse më do, fort më shtrëngo
Derisa fryma e fundit t'më dalë.

Kontribuan:
Miril
Komente 0