TEKSTESHQIP
Orgest Hasani - Këngë Për Teqenë E Kreshovës
Orgest Hasani
Këngë Për Teqenë E Kreshovës

Duke patur parasysh impaktin pozitiv që përfitohet, projekti u prezantua tek shikuesit në aspektin vizual me një videoklip muzikor, për produksionin e të cilit është bashkëpunuar me Amro Event. Videoklipi u publikua më 6 Shtator 2023. Për melodinë dhe për arranzhimin punoi Mario Muka, teksa autor i tekstit është vetë këngëtari.
 Një këngë e cila i kushtohet Teqesë së Kreshovës (1900). E themeluar në mesin e shekullit të 19-të, teqeja e Kreshovës afroi me mijëra besimtarë, të cilët panë tek tarikati bektashian, unitetin natyral të besimit në Zot dhe dashurinë për vatanin.
Patriotët kolonjarë mbushën oborret e teqeve, duke bashkuar përpjekjet e tyre atdhetare me dervishët dhe baballarët.
Teksti :: Song Lyrics
Epo do këndoj, e do tja them se kendoj more për teqenë, për teqenë more në Kreshovë qe të gjithë e vizitojnë. (x2)

E Nur Baba Selimi jonë, gjithë Kreshovën ti ndriçon, edhe Qinamin përreth ti gjithmonë do jesh mes nesh. (x2)

Epo neve sot more po urojmë, Baba Selimin ta kujtojmë, se ka lënë mirësi në çdo cep në çdo shtëpi. (x2)

E Nur Baba Selimi jonë, gjithë Kreshovën ti ndriçon, edhe Qinamin përreth ti gjithmonë do jesh mes nesh. (x2)

Epo seç pe poshtë dy gurë teë zesë, shkove poshtë në Qafzes, vure dorë dhe bëre urë, qe ne mos të harojmë kurrë. (x1)

Seç pe poshtë dy gurë teë zesë, shkove poshtë në Qafzes, vure dorë dhe bëre urë, qe ne mos të harojmë kurrë. (x1)

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0