TEKSTESHQIP
Orgest Hasani - Këngë Për Teqenë E Qesarakës
Orgest Hasani
Këngë Për Teqenë E Qesarakës

Për një atmosferë të shtuar, ky projekt vjen tek publiku i përpunuar bukur edhe me klip muzikor, i cili u publikua me datë 7 Korrik 2022.
 Kjo këngë i kushtohet shenjtorit HAXHI BABAJ , i cili drejtoi TEQENË E QESARAKES (1620). Teksti i këngës është thurrur në bazë të historikut të kësaj Teqeje e cila është sa mitike dhe reale. Kontributi i Babait në krijimin e Teqesë së Qesarakës është shumë i çmuar. Ai ndërroi jetë duke udhëtuar që nga Frashëri i Përmetit, për në fshatin Qesarakë në Kolonjë. Dita e 7 Qershorit mban emrin e "Teqesë Qesarakë " dhe shenjtorit " Haxhi Babaj ", ku pelegrinazhë të shumtë nga zona e Kolonjës dhe jo vetëm, vizitojnë këtë Teqe.
Teksti :: Song Lyrics
Përmbi Qesarakë,shërben një teqe, teqeja e bukur more, sipër përmbi re (x2)

Kjo teqe e madhe, me shenjtorë të rrallë, për Haxhi Babain moj të qofshim falë (x2)

Që nga maja e Frashërit, se ç'vije përpjetë, seç e ndale diellin more sipër për mbi retë (x2)

Do këndoj një këngë ashtu siç di vetë, për Haxhi Babain more, ishte Zoti vetë (x2)

Ky djali i Mësarit, thurri historinë, për Baba Xhemalin more, të ndizen qirinjtë (x2)

Kënga të buçasë në 7 Qershor, se vijnë besimtarët me kurban në dorë (x2)

DËRGOI:
Komente 0