>
BIOSHQIP

(1954-2021)

Biografia
Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986. Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё.1976 – 1984. Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranё.1986 – 1996. Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000 – 2000. Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005.

Poezi, dashuri, fëmijëri! Këto 3 fjalë mund të përshkruajnë një njeri dhe një poet si Petrit Ruka dhe poezinë e tij. Ai ka lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ai e ka theksuar shpesh ndikimin e fëmijërisë në poezinë e tij, duke na lënë hapësirë të përfytyrojmë fëmijën e zgjedhur nga poezia, atje në një fshat të Tepelenës, të zymtë, të ftohtë, gri nga gurët e shtëpive dhe të zi nga rrobat e grave.

Ruka u bë i njohur qysh me vëllimin poetik “Atdheu fillon tek zemra”, i cili mori çmimin kombëtar në vitin 1983. Prej atëherë ai ka botuar mbi 10 vëllime të tjera me poezi dhe disa dhjetëra skenarë filmash, dokumentarë e monografi. Ka realizuar me shume se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.

Petrit Ruka ka botuar:
1. “ Rinia ime” vёllim, poezi, 1978; “ Atdheu fillon tek zemrat” vёllim, poezi 1983; “ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vёllim, poezi, 1990; “ Vërtitu, Kokë e prerë!” vёllim, poezi, 2000; “ Në zemër bie shi…” vёllim, poezi, 2003; “Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008; “Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009

Ndahet nga jeta në moshën 67 vjeçare poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka. Prej një viti Ruka vuante nga një sëmundje në zemër, betejë të cilën nuk arriti ta fitonte. Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë të afërmit dhe miqtë e Rukës. Në letërsinë shqiptare Petrit Ruka njihet si një nga poetët më të mirë, ndërsa ka marrë titullin e lartë "Nderi i Kombit". Me ikjen e tij letërsia humbet një nga burimet e mëdha të saj, që vazhdonte të mbante gjallë poezinë shqiptare.