Më mbaj mend (për 1 muaj)

Qamil Guranjaku
  • Vendlindja:
  • Elbasan 
  • Mosha:
  • 106 Vjeç
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.1 / Votuan:  7

Qamil Guranjaku është shkrimtar i njohur. Shkrimtari Qamil Guranjaku kreu dhe mësimet e para në shkollën e mesme në Elbasan. Pasi mbaroi shkollën pedagogjike për disa vjet punoi mësues (1933–1943). Që në bangat e shkollës së mesme nisi të merrej me letërsi. Një pjesë të krijimeve të veta i botoi në gazetat e revistat e kohës. Pas pushtimit fashist të vendit, Qamil Guranjaku u bashkua me luftëtarët e lirisë dhe ishte një nga drejtuesit e brigadës së 17 sulmuese. Edhe pse në kushte të vështira, gjatë luftës ai nuk e ndau penën nga dora dhe shkroi shumë tregime, vjersha etj. ,për trimërinë dhë heroizmin e shokëve të vet. Pas çlirimit Qamili punoi kryeredaktor i gazetës “Luftëtari” dhe më pas në Ministrinë e Arsimit ku u muar me përgatitjen e teksteve shkollore. Nga mesi i viteve '40 gjer në fillim të viteve '50, në shkollat tona punohej me antologjitë e përgatitura prej tij. Qamil Guranjaku vdiq shumë i ri, në vitin 1949, dhe sa qe gjallë mundi të botojë vetëm një libër, që e titulloi “Lulet e mia” (1944). Në të përmblodhi krijimet për të rriturit. Pas vdekjes së tij, nën kujdesin e shkrimtarit Moisi Zaloshnja, u botuan dy libra të autorit: “Xixëllonjat e vogla” (përmbladhje me vjersha për fëmijë) dhe “Dhjetë ditë pa bukë” (përmbledhje me tregime për fëmijë).

» Dërgo Korrigjime »

» Poezitë »

Komente

Asnjë Koment


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet