>
BIOSHQIP
Biografia
Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, si nxënëse shembullore, ndërsa të mesmen, në Rahovec. Gjatë shkollimit, jo vetëm që u mor me shkrime, por ishte dhe valltare e shquar, ku interpretonte në çdo aktivitet shkollor në ato vite.

Me shkrime ka filluar të merret shumë herët, që nga bankat e shkollës fillore, por shumë shkrime të saj u zhdukën gjatë luftës për çlirimin e Kosovës. Shpeshherë autorja thotë:... “m’i vranë vargjet, por jo shpirtin”. Edhe pse u zhduk një thesar i krijimtarisë së saj, ajo s’u dorëzua, duke vazhduar përsëri të merrej me shkrime poetike. Vëllimin e parë poetik me titull ”RRUGË JETE ” e botoi në vitin 2004. si dhe Vëllimin e dytë poetik me Titull -Përmasa E Eklipsit-2015.

Është shpërblyer me Mirënjohje: Në Orën letrare tradicionale me rastin e shënimit të 15-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit – Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj në Malishevë, më 3 prill 2014; në Gjakovë më 30.5.2014, në Konkursin e Poezisë “Në rrugëtim me Yllka Domin, poete dhe dëshmore”; në Prekaz, më 27.9.2014; në Manifestimin “100 mijë poetë për ndryshime - poetët e kombit apelojnë “; për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë në Orën e madhe letrare, “Prekazi 2014” me moton: ”Kërkojmë zbardhjen e fatit të të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë ”, Gjilan 30.1.2015. Është fituese e çmimit të tretë, në ”Flakén e Janarit” me poezinë “Përmasat e Eklipsit” në Prizren, më 17.2.2015, për pjesëmarrje në manifestimin kulturor ”ORA E PAVARËSISË”, ndër 10 poezitë e zgjedhura konkurruese, e përzgjedhur për Çmimin “Xhemil Doda“ me poezinë ”Në qytetin e ndjenjës“. Është fituese : ”Çmimi i Dytë, për pjesëmarrje në Orën e madhe letrare ”Fryma e Lirisë“, në përkujtim të Xheladin Gashit – Komandant Plaku, me poezinë “Odë trimërisë“, mbajtur më 22 mars 2015, si dhe fituese e Çmimit II në Gjakovë, 2015 me poezinë “Jehona e dhimbjes!” në konkursin letrar “Në rrugëtim me Yllka Domin, poete dhe dëshmore

Me poezitë e saj është prezantuar edhe në 9 antologji poetike Anëtare e disa Klubeve letrare jashtë dhe brenda - ks.Kryen detyrë si Sekretare e Galaktika Poetike Atunis- dega në Pz. Dhe është anëtare e IGFM-se.