>
LETERSISHQIP

Shpirt I Brengosur

Qenka tepër e vështirë,
Kur thua se ndihem mirë,
Gjithçka kam përjetuar,
Vall i paskam harruar.

Mendon se dhimbja është larguar?
Ndienjat e tmerrshme janë shuar?
Ajo që më ka pas përvëluar!
Brenda vetes shkatërruar...

Thua sa shpejtë e harrova?
Kështu ndoshta mendova,
Me këtë u mësova,
Apo thjesht paragjykova?

Keq u ndieva në atë moment,
Si munda të harroja?
Jam unë kjo që e bëra?
Vërtet!?

Nuk ka mundësi!
A ti bej vetea një test?
Jam robot apo njeri?
Ky shpirt ndieja mund të ketë?

Me thuaj si të harrova?!
Po me vjen turp nga vetja...
Pranë pasqyrës u afrova,
A kam unë unë ndienja?

Jo..., trupi im,
Zemra ime,
Neutral pa ndienja fare...

Sytë e mi qenkan te bukur!
Po i sheh edhe ti?!
Pse nuk ma ke thënë më parë!
Por ma cilëson tani?

Po buzët a nuk janë tërheqëse?
Eh... të bukura dhe ato,
Ti them vetes ca fjalë prekëse?
Mos bej asgjë, thjesht përballo.

Çfarë fjalësh mund ti them?
Prit pak...
Kush jam unë?!
Kam një identitet?
Në çfarë dileme jam!!

Ma thuaj tani,
Shpejt nxito,
Me mua tallesh ti,
Nuk kam kohë më trego.

Në rregull hesht,
Nuk dua të të dëgjoj,
Në fakt, shumë po përtoj,
Ti ende nuk ke bërë asnjë gjest.

Mos më thuaj se kështu rri?!
Unë këtë e ka shprehi?!
Ndienjat pse nuk i shpalos?!
Me thuaj çfarë të brengos?

Nuk është shaka,
Pse veten e muros të gjallë?!
Aty ku ndodhet trupi, zemra...
A nuk ka asnjë mall?!

Nuk të mungon ty një fytyrë?
Një e vetme fjalë?
Një përqafim i rrallë?
Që mund ta merrje veç më parë...?

Sa mundim i madh...
Të thuash disa shkronja!
Të presë këtu në radhë?
A do i shpalosësh këto ndienja?!

Ec fol pra,
Çfarë shpirti luftarak!
Ama duke bërë këto lojëra,
Po me dukesh frikacak.

Më shiko drejt në sy,
O shpirt i ndrojtur...
Të betohem se do të të kuptoj ty,
Vetëm zemrën mbajë hapur.

Të bësh një njeri të flas,
Atë çka ndien tipi i ndrojtur,
Vërtet "të plas",
Nëse e bën këtë
Me dikë,
Dije gjë të madhe ke arritur.