Pianist klasik i skenës Shqiptare, ku numëron mbi 24 çmime të para edhe 25 koncerte kombëtare dhe ndërkombëtare. Fillesat si këngëtar i ka në 2016 me "The Voice of Albania" dhe numëron mbi 10 këngë në Youtube, duke krijuar kështu diskografinë e tij personale. Ka spikatur për publikun me bashkëpunimin me Irma Libohovën me këngën "Peng", duke fituar edhe çmim tek "Netët e klipit Shqiptar". Në vitin 2018 në drejtimin e regjisorit Ilir Bezhani vë në skenë musical show "Omletë" një One Man Show me sukses absolut. Rezident i emisioneve televizive si: "Këndo këngën time" dhe "E ardhmja është vajzë" si drejtues muzikor në "Klan Plus". Rei është fitues i "Top Talent" në kategorinë prezantues, nisur nga kjo eksperimenton edhe si prezantues radiofonik në "Top Albania Radio" dhe më pas me emisionin me autorësinë e tij "M’gjes Show" në "Play Radio Albania".