TEKSTESHQIP
Remo Torra - Fukarai
Remo Torra
Fukarai

Vija melodike dhe teksti është përshtatur nga vetë këngëtari, teksa kënga vjen e orkestruar në bashkëpunim nga Kristi Çunaj & Geraldo Cunaj. Materiali artistik për të cilin po flasim, u paraqit si dhuratë i kompletuar në spektrin vizual edhe me një videoklip muzikor, i cili është krijuar nga J.A Production. Videoklipi u publikua me datë 20 Shkurt 2025.
Teksti :: Song Lyrics
O moj jetë moj jetë e shkretë
si s'më le një ditë të qetë
Fukara o shpirtflori
vetëm ti mbete njeri

REF.:
Le të thonë je fukara
po ti mendjen mos e vra
është e vogël kjo dynja
jo nuk blihet me para

I pasur në zemër mbete
se s'do marrim gjë me vete
dhe pse xhepat janë thatë
ti gjumin e bën rehat

REF.:
Le të thonë je fukara
po ti mendjen mos e vra
është e vogël kjo dynja
jo nuk blihet me para

VIDEOKLIPE

Komente 0