TEKSTESHQIP
Renis Bibo - Varka E Dashurise
Renis Bibo
Varka E Dashurise

 Kënga është poezia që i ati ka shkruar për shoqen e jetës së tij në muajin e mjaltit. Sot pas shumë vitesh Renisi këngën e tij me po të njëjtin titull dhe fjalë ua dedikon atyre.
Teksti :: Song Lyrics
Kjo varke e harruar,
Ne breg lekundet lehte,
Me vale perqafuar,
Nen henen e argjendte

Te dy prane e prane,
Ndalemi si te hutuar,
Kjo varke mbi vete mban,
Dy trupa te bashkuar.

Sa dashuri,
Kjo varke na ka mesuar,
Ashtu sic ben me ne tani,
Dy zemra kaq fort bashkuar.

Emrat tone mbane,
Me dridhje zemrash shkruar
Mbushur me dashuri,
Kjo varke nje jete ngarkuar.

Fllad i muzgut mbi liqen,
Na perkedhel te perqafuar,
Sa qendruam se mbaj mend,
Nje jete te dashuruar.

Sa dashuri,
Kjo varke na ka mesuar,
Ashtu sic ben me ne tani,
Dy zemra kaq fort bashkuar.

Shikimet tona ne pafundesi,
Nen driten e henes se kryqezuar,
Koka mbeshtetur ne gjoksin tim,
Si nje zambak mbi uje lulezuar.

Vozit deri ne perjetesi,
Vargje dhe melodi bashkuar,
Kujtim do mbetesh ti tani,
Varke e dashurise pagezuar.
Komente 0