Më mbaj mend (për 1 muaj)

Ritmi I Rrugës - Kush Ka Faj Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  7

2x (Kush ka faj që gjdo dit nervozohem
nuk e di por ndoshta un kam faj vet)

Një dritë e fortë pa plan, gjumin ma nxjerr
Kot mundohem me u mshef nga ky diell
pika verës jasht 100 zhurma i dëgjoj
provoj, por smundem t'i injoroj
dhe zgjohem me zor, shkoj deri n'banjo me sy mshel
duket se as uji i ftoht s'mundet me m'kfjell
katër-pes orë gjum komplet nuk i kom ba
kisha flejt hala se asnji andërr se kom pa

Qka me ba, s'kom zgjidhje, mendoj me dal
shkallve te poshtë, kojshia m'nguc me fjal
"Ku je kojshi koke lodh tu fjet,
po get që hale pun nuk paske gjet"
"Jo kojshi s'kom gjet, e as se kom nijet
shyqyr që djali jot po punon n'gyrbet"
Qysh ma prishi ditën bre hala pa e nis
Kojshia jem, profesori i kimisë

Ref.
Kush ka faj që qdo dit nervozohem?
A thua prej kujt po dënohem?
Nuk e di por ndoshta un kam faj vet
që gjdo gjë po më ec me kaq siklet
spo marr vesh edhe pse po mundohem
por e di që nuk po pajtohem
se di që un kam mundësi
dhe s'do t'rri se me kohë dita ime do të vij

I hypi kerrit me dhez me t'parën se don
drita e kuqe syt mi qorron
e di mir qka ka se si kom qit benzin
ja pe rrjedh dikun ja si uj po ma pin
bensedin ku je? hajde ndimom
nashta m'trullon se krejt punt llug i kom
kerri jem, llom, niset me qyk t'zorit
bon zhurm ma shum se krejt tenkat e Kforit

Vazhdoj për qytet, cka me pa mos vet
trafiku sikur xhungëll, kijamet
semafori i rrzum, se prom dikush i pit
per inati t'shkaut prej vendi e ka qit
e polici shkret, se din kryt e vet ku e ka
jep shenja me dur njimij njerz jan tu e sha
nja gjys ore i hupi, peqind metra me i kalu
ja nisi me fishkllu për mos me u tranu

Ref...

Ma n'fund mrri te vendi, qaty ku rri
me shokt e mij, një kazan kafe me pi
kamarieri s'vjen, qohna porositi vet
e lypi pa plumb, e aj t'madhe ma qet
siklet bre vlla, se krejt mbrapsht po shkon
secilin problemi i vet e munon
njani asht pa pun, tjetri femën nuk ka
i treti qe tre muj nëpër komunë ka nga

Me nxjerr një pasaportë, si qytetar i thjeshtë
ka apliku n'pranver e tash e mer n'vjesht
po si vyn kurgjë se nuk ka pare për deti
veq me majt nshpi, me ja bo qejfin vetit
bile me mujt mu mashtru gjithcka kisha dhan
po me rrena të vërtetën kurrë nuk e vran
kshtu që duhet me vazhdu me jetu me nervozë
s'di a po m'kupton po mu ka bo jeta bozë

Ref...






Ritmi I Rrugës - Kush Ka Faj
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Kush Ka Faj".
3. Video është e këngës "Kush Ka Faj", por nuk këndohet nga Ritmi I Rrugës.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Ritmi I Rruges:


Komente 0