TEKSTESHQIP
Noshi - Vjeshta E Tretë
Noshi
Vjeshta E Tretë

Kompozimin dhe tekstin e punuan Vaskë Gaqi, ndërsa okestracioni dhe produksioni audio u punua nga Ardian Dhimitri.
Teksti :: Song Lyrics
Atë shi të imët
Të vjeshtës së tretë
S'e harroj un' kaqe lehtë
Bashkë me atë shi
Më kujtohen mua
Ti dhe lotët e tua

Jo s'është e vërtetë
Sytë që nuk shikohen
Dalëngadalë harrohen
Jeta më mësoi
Kur shokët më largohen
Malli për ta më shtohet

Çdo gjë tani
Me duket bardh' e zi
Dhe sikur më thotë mua
Në pusin e ri
Qëndro e ujë pi
Por tek i vjetri kthehu përsëri

Jo s'është e vërtetë
Sytë që nuk shikohen
Dalëngadalë harrohen
Jeta më mësoi
Kur shokët më largohen
Malli për ta më shtohet

VIDEOKLIPE

Komente 0