TEKSTESHQIP
Noshi Korça - Vajzat Pranverore
Noshi Korça
Vajzat Pranverore

Për muzikën dhe për fjalët e këngës u kujdesën Ilir Zenuni, ndërsa arranzhimin dhe produksionin në studio e krijoi Ardian Dhimitri.
 "Vajzat Pranverore" e sjellë nga Noshi është një serenatë e vjetër korçare. Autori i kësaj kënge është Ilir Zenuni (Xhepe). Orkestrimi, realizimi muzikor në studio si dhe produksioni i plotë i këngës është realizuar nga Ardian Dhimitri.

Teksti :: Song Lyrics

Në Shqipëri ne vajzat pranverore
I mbajmë si lulet që çelin në saksi
Dhe i mësojmë të puthin pa përdorur
As thika plot helm dhe djallëzi
I mësojmë të puthin pa përdorur
As thika plot helm dhe djallëzi

Buzët e saja si lëng prej molle të kuqe
Sa e bukur sa e ëmbël ajo qe
Ishe ti si muzgu buzë burbuqe
Si dëbora që rreze hap mbi dhe
Ishe ti si muzgu buzë burbuqe
Si dëbora që rreze hap mbi dhe

Sytë e saja u fikën u zhurritën
Zëri i saja si tingull është tretur
Por veç në shallin e saj të zhubravitur
Aroma e duarve ka mbetur

Sytë e saja u fikën u zhurritën
Zëri i saja si tingull është tretur
Por veç në shallin e saj të zhubravitur
Aroma e duarve ka mbetur
Por veç në shallin e saj të zhubravitur
Aroma e duarve ka mbetur
Aroma e duarve ka mbetur

VIDEOKLIPE

Komente 0