TEKSTESHQIP
Noshi Korça - Lulet Që S'kthehen Më
Noshi Korça
Lulet Që S'kthehen Më

Melodia dhe teksti janë sjellë tek publiku nga Ilir Zenuni, ndërsa orkestrimin dhe produksionin audio e shkroi Ardian Dhimitri.
 "Lulet që s'kthehen më" e sjellë nga Noshi është një serenatë e vjetër korçare. Autori i kësaj kënge është Ilir Zenuni (Xhepe). Orkestrimi, realizimi muzikor në studio si dhe produksioni i plotë i këngës është realizuar nga Ardian Dhimitri.

Teksti :: Song Lyrics

Më thonë lulet lamtumirë
Me kryet varur si në vaj
Tani e kam shumë të vështirë
S'do ti shoh më dy sytë e saj

Dhe vajza ime kur të prehet
Në këngët e dashnorit të ri
Ndoshta si lulja që s'këthehet
Do më kujtojë mua përsëri

Dhe vajza ime kur të prehet
Në këngët e dashnorit të ri
Ndoshta si lulja që s'këthehet
Do më kujtojë mua përsëri

Por ç'ka për ty vjen djalë tjetër
Brenga s'e ngrin atë që shkoi
Për ty dhe dashurinë e mbetur
Më mirë i riu do t'këndojë

Por ç'ka për ty vjen djalë tjetër
Brenga s'e ngrin atë që shkoi
Për ty dhe dashurinë e mbetur
Më mirë i riu do t'këndojë

Dhe me që jetën unë e prita
Kudo me mënd dhe buzagaz
Ç'do gjë në botë u përsëritka
Ç'do gjë le dhe gjurmë pas

Dhe me që jetën unë e prita
Kudo me mënd dhe buzagaz
Ç'do gjë në botë u përsëritka
Ç'do gjë le dhe gjurmë pas

VIDEOKLIPE

Komente 0