TEKSTESHQIP
Noshi Korça - S'është Gota E Përmbysur
Noshi Korça
S'është Gota E Përmbysur

Kompozimi dhe teksti mbart firmë nga Ilir Zenuni, ndërsa orkestrimi dhe produksioni në studio është marrë përsipër nga Ardian Dhimitri.
 "S'është gota e përmbysur" e sjellë nga Noshi është një serenatë e vjetër korçare. Autori i kësaj kënge është Ilir Zenuni (Xhepe). Orkestrimi, realizimi muzikor në studio si dhe produksioni i plotë i këngës është realizuar nga Ardian Dhimitri.

Teksti :: Song Lyrics

O mbrëmje të kaltra o mbrëmje hanore
Ah ç'isha i bukur në moshën rinore
Më ikën pa fre pa kthime më lanë
Ditë të arta larg e larg e pranë

Po ku është ajo pamje ku fshihet
Thellë në heshtjen e natës pa zë
Harmonika që s'di veç se të shkrihet
Sikur harron dhe të heshtë për çdo gjë

Puthmë moj e dashur puthmë
Der në dhimbje der në gjak
Se duroj dot ftohtësinë
Zemra ime kullon gjak

Ee moj forca që venitesh
Do të vdes kjo s'ka dyshim
Veçse dua ti puth mikes
Buzët der në fundin tim

S'është gota e përmbysur
Rreth gazmorëve për ne
Veç një gjë kujto moj mike
Se njëherë rron mbi dhe

Dashuria ka si roje
Fatin, shpirtin grabitqar
Ç'pate sonte, nesër shkoi
Porsi zogu shtegëtar

Puthmë moj e dashur puthmë
Der në dhimbje der në gjak
Se duroj dot ftohtësinë
Zemra ime kullon gjak

Ee moj forca që venitesh
Do të vdes kjo s'ka dyshim
Veçse dua ti puth mikes
Buzët der në fundin tim

S'është gota e përmbysur
Rreth gazmorëve për ne
Veç një gjë kujto moj mike
Se njëherë rron mbi dhe

VIDEOKLIPE

Komente 0