>
BIOSHQIP
Biografia
Rona Nishliu jetoi ne Mitrovice deri ne moshen 13 vjeqare e pastaj u shperngul per ne Prishtine. Kariera e saj muzikore filloi ne vitin 2004 ku mori pjese ne "Ethet e se premtes" dhe arriti deri tek top 10-shja e keti festivali. Pas pak kohesh Rona bashkpunoi me kengetaret Vesa Luma dhe Teuta Kurti me te cilat realizoi nje kenge e cila titullohej "Flakaresha" dhe mori pjese ne festivalin e TVSH-se dhe me kete kenge korri sukses.Ajo po ashtu ishte fituese e cmimeve te ndryshme ne festivalet "Top Fest","Kenga Magjike", "Polifest" etj. Rona gjithashtu me pas realizoi disa kenge te cilat ishin: “Të lashë”, ”Shenja”, ”Eja”, ”Veriu”, ”A ka arsy ne bashkpunim me -Bimin ” dhe “Shko pastro pas saj”.

PASAPORTA:
Gjatësia: 1.65m
Ngjyra e syve: Ngjyrë lajthie
Ngjyra e flokëve: Gështenjë (artificiale bakër)
Ushqimi i preferuar: Fast food (ushqim i shpejtë)
Këngëtaret e preferuara: Rachel Farrell, Ella Fitzgerald, Nina Simon.
Filmi i preferuar: "Requiem for a dream"
Aktori/ja i/e preferuar: Julia Roberts, Jean Reno, Al Pacino
Vendi i preferuar për dalje: Ku konsumohet edhe ushqimi
Pija e preferuar: Kafja
Ngjyra e preferuar: E zeza
Talenti sekret: Poezia dhe kompozimi
Hobi: Puna në radio
Moto e jetës: "Punë, punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë".
Stili i veshjes: Gjërat që më bëjnë të ndihem mirë në to. Ato janë kryesisht rroba më të gjëra dhe me përmbajtje të pambukut.

Në vitin 2004, Rona Nishliu merr pjesë në Ethet E Së Premtes 2.

Në Dhjetor 2004, Vesa Luma, Rona Nishliu & Teuta Kurti marrin pjesë në Festivali i 43-të në RTSH me këngën "Flakaresha".

Në Nëntor 2006, Rona Nishliu merr pjesë në Kënga Magjike 2006 me këngën "Shenja".

Më datë 12 Shkurt 2007, Rona Nishliu publikon videoklipin "A Ka Arsye", në bashkëpunim me NR.

Më datë 24 Prill 2007, Rona Nishliu publikon videoklipin "Eja". Me këtë këngë dhe me këngën “Të lashë”, Rona Nishliu merr pjesë në Top Fest 4 në vitin 2007.

Në Qershor 2007, Rona Nishliu merr pjesë në Polifest 2007 me këngën "Veriu".

Më datë 26 Tetor 2007, Rona Nishliu publikon videoklipin "Shko Pastro Pas Saj". Me këtë këngë, Rona Nishliu u paraqit në këto festivale: VFM 2008 (2008), Mikrofoni I Artë 2007 (2007).

Në Nëntor 2009, Rona Nishliu merr pjesë në Kënga Magjike 2009 me këngën "Humbja (Zonja Vdekje)", kenge e cila i ishte dedikuar tezes se saj e cila vdiq. Me kete kenge ajo fitoi cmimin "Best vocal".

Në Dhjetor 2011, Rona Nishliu merr pjesë në Festivali i 50-të në RTSH me këngën "Suus". "Suus" ishte kenga fituese, e cila perfaqesoi Shqipërine ne Eurovision, nje kenge e cila kerkonte nje vokal te jashtezakonshem. Fjala "Suus" rridhte nga gjuha latine qe ne gjuhen shqipe do te thoshte "Personale". Sipas kengetares kjo kenge rrefente dicka nga nje ndodhi e hidhur qe i kishte ndodhur kengetares ne jeten e saj. Rona Nishliu më 22.05.2012 perfaqesoi Shqiperine ne gjysem-finale. Ajo performoi e 5-ta nga 18 shtete pjesmarrese ne gjysmefinalen e parë. Rona Nishliu arriti te ngjitej ne finale duke u kualifikuar e 6-shta nga votat e publikut. Rona Nishliu konsiderohet si fenomeni shqipëtar në Eurovision pasi qe ne naten finale ajo zuri vendin e 5-stë... nje rekord sepse Shqiperia asnjehere nuk kishte zene nje vend te tillë. Ajo ne finale performoi e 3-ta me kengen "Suus", ku mahniti te gjithe publikun me zerin e saj potent dhe te fuqishem. Ajo morri gjithsej 146 pikë ku u vleresua me 12 pikë nga 4 shtete: Italia, San Marino, Zvicra & F.Y.R Macedonia.

Më datë 28 Shkurt 2013, RTV21 Stars publikon videoklipin "Vendi Im".

Më datë 7 Shtator 2013, Rona Nishliu publikon videoklipin "Se Vetem Zemra Flet Sakte".

Më datë 28 Nëntor 2015, Rona Nishliu publikon videoklipin "Moj E Bukura More".

Më datë 29 Nëntor 2015, Rona Nishliu publikon videoklipin "Moj E Bukura Gjitone".

Në vitin 2015, Rona Nishliu publikon albumin "Me Motive Tonat".

Më datë 10 Prill 2019, Rona Nishliu Quartet publikon videoklipin "Mallëngjimi". Kënga është ripërpunim i këngës së njohur “O vendi im”. Me kompozim dhe tekst të kantautorit e veprimtarit Rashid Krasniqi e interpretim të paharrueshëm të zërit të ëmbël, Muharrem Qena, vjen në një variant të përpunuar nga Rona Nishliu Quartet, si një falënderim i përzemërt për krijuesin dhe interpretin e dedikim për të gjithë ata që jetojnë me zjarrin dhe mallin për vendlindjen, familjen, lagjen e fëmijërisë, përroskën e fshatit… Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili sjell pamje të bukura të Prishtinë, teksa përgjatë gjithë kohës shoqërohet me vargjet e tekstit. Kjo këngë është paralajmërim për albumin e dytë të kuartetit, që promovohet me koncertin premierë në Prishtinë më datë 24 prill.

Këngëtarja thotë se qëllimi i albumit ka qenë që të rikthej këngët e vjetra për ta mbajtur brezin e ri të informuar. “Si shenjë mirënjohje dhe falënderimi për të gjithë krijuesit, por edhe për popullin ka mbajtur gjallë këngët tradicionale pa autorë, deshëm të krijonim edhe këtë volum të dytë të këngëve që janë secila më e bukur se tjetra, dhe ta ndajmë me publikun në këtë album që titullohet “MINDIL”, tha ajo. Në albumin e dytë këngëtarja u ka kushtuar këngë edhe atyre që nuk janë mes nesh e që në mënyra të ndryshme kanë kontribuar për muzikën shqiptare. Njëra ndër to u është kushtuar pjesëtarëve të rok-grupit MAK e që nuk jetojnë më. Dy anëtarët e grupit MAK, Haki Misini dhe Mehmet Tupella janë vrarë në luftën e fundit. Një këngë tjetër të këtij albumi ajo i ka kushtuar edhe këngëtarit dhe artistit Jusuf Gërvalla. Edhe kënga legjendare “Baresha” zë vend në albumin e saj të dytë. “Kam dëshirë që projektin ta promovoj edhe në qytetet tjera por deri tani është e sigurt që me 24 prill do të mbajmë koncertin në Prishtinë”, tregon ndër të tjera Rona Nishiu.

Më datë 16 Maj 2019, Rona Nishliu Quartet publikon videoklipin "Me Lule T'bukra". Videoklipi u prodhua nga kompania ASHA. Me këtë këngë, Rona Nishliu Quartet merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 në vitin 2020.

Në Maj 2020, Rona Nishliu Quartet merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "Mallëngjimi".