TEKSTESHQIP

Rudolf Stambolla
Ne Liqen
Lyrics

Dalë ngadalë barka mbi ujë po shket
Sa qetësi asht sot nëpër liqen
E mas maleve, ja djelli po zbret
Era, lehtë e mramjes flladin po bjen

Me vashën pranë, vështrojmë në ujë të lirë
E barka lehtë e lehtë na perkund
Sodis fytyrën e saja plot shkëlqim
Liqeni sonte të dyve na përkund

Barka lehtë, lehtë shket nëpër liqen
Hana ka ra nën ujë e po ndriçon
Në keto çaste kush gëzimin nuk e ndjen
Ndërsa pranë e ke atë që dashuron

Me vashën pranë, vështrojmë në ujë të lirë
E barka lehtë e lehtë na perkund
Sodis fytyrën e saja plot shkëlqim
Liqeni sonte të dyve na përkund

Me vashën pranë, vështrojmë në ujë të lirë
E barka lehtë e lehtë na perkund
Sodis fytyrën e saja plot shkëlqim
Liqeni sonte të dyve na përkund
Sodis fytyrën e saja plot shkëlqim
Liqeni sonte të dyve na përkund