TEKSTESHQIP
RXS - Na Na
RXS
Na Na
(Feat. Geni G)

Një klip ndikon tek suksesi, ndaj ky projekt u lansua para një audience më të gjerë i kompletuar mjaft mirë me anë të një klipi muzikor, i cili u publikua më 3 Maj 2019. Kënga vjen me tekst të shkruar nga vetë këngëtari, arranzhimin e shkruajtën 11Deadstudio & Prodmhd, ndërsa producenti audio rezulton të jetë Lsb.
Teksti :: Song Lyrics
Jetoj per ty o nana,
Se ti m'ke rrit,
Ti m'ke bo burr,
Mos u merzit nana,
Me djalin tan ti ki m'u mburr,
Jeta e vshtir baba,
Ishim shume keq me kujtohet dikur,
Jeta e vshtir baba!

Po punoj fort;nuk do dorrzohem,
Krejt t'mirat e botes do j'u fali,
Sa m'ka marr malli,
Per me j'u pa m'ka marr malli!

Nezi cigare t'u menu per kohen e vjeter,
Qe s'kisha nje laps e nje leter,
Se s'disha me shkrujt;se j'u kisha kallxu un per jeten!

Puthe nanen duje fort,
Se ajo nuk te le ne balt,
Shum gjona un i kam bo,
Po prap ajo nuk me laa aaaa,
Prap ajo nuk me laa aaaa!

Shume gabime i bona njejt,
Problemet i kam çel,
Se s'kisha asnje lek n'xhep,
Nana ti e din se t'du,
M'ka marr malli me t'taku,
M'ka marr malli me t'puth durt! (2X)

Gjyqe seanca,
T'ka derdh ty loti,
Me thuj sa here je lut per mu nan te Zoti!
T'i puth durt,
T'a puthi ballin,
Po t'del loti,
Mos ki merak se djali jot u ba ma i forti!

Ke ba 3 pun per nje rrisk buk,
Me na majt ti ke thy durt,
Se kuptoj sa je e fort,
Na ke cu n'Kish per ne mu' lut!
(Aaa)

Ti rrishe e fort gjithmon para fmijve,
Shkoshe t'u fjet; nigjosha t'u qajt,
Nuk e kuptoj pse u merzitshe!
Nuk m'zinte gjumi o Nan,
Po s'kisha fjal me t'bo m'u nal,
Sot i bi pishman!

Amo jet e mallkume,
Krejt ca pata mi more,
Edhe vllan qe un kisha,
Tash terri ma largove,
Kishim nje anderr,
Kishim besim,
Jam fanc i joti,
Ti shpirt ki me mrrit,
Pervec muzikes besa t'u rrit,
Edhe po puth un foton tane çdo dit Nan,
Nuk kam fjal me shkru ket tekst,
M'pikon loti,
I çoj lutjet per ty o vlla çdo dit te Zoti!

Shume gabime i bona njejt,
Problemet i kam çel,
Se s'kisha asnje lek n'xhep,
Nana ti e din sa t'du,
M'ka marr malli me t'taku,
M'ka marr malli me t'puth durt!

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0