TEKSTESHQIP
Sabri Haxholli - Komandant Gani Imerit
Sabri Haxholli
Komandant Gani Imerit

Për kompozimin dhe për tekstin u kujdes vetë këngëtari, teksa këngën e orkestroi Gentrit Sfishta. Materiali i ri u paraqit si dhuratë i realizuar me profesionalizëm edhe me klip muzikor, të cilin e krijoi Artmedia Production. Video premiera është publikuar me datë 12 Korrik 2024.
Teksti :: Song Lyrics
Fort po më qan zemra
shumë jam përmallue
qiftelin e mora një kangë për me knue
kurrë s'um ka shku menja
për me knu këtë kangë
po kshtu qenka shkruar
prej Zotit e thane.

Një hije e zezë
vendin sot kaploj
një burri t'vërtetë
zemra naj pushoj
na la me lotë n'sy
e në shpirt të prekur
me zemër të thyer
të gjithë kemi mbetur.

Prej neve u nda
sot një çlirimtar
një luftëtar lirie
e një trim i rrallë
i lindur e i rritur
në rrugën e nderit
simbol i lirisë
trim Gani Imeri.

Qysh në moshë të re
jeta e kish burrnue
jetën e gurbetit
n'dhe t'huj tuj jetue
por shpejt ju përgjigj
thirrjes së vatanit
kur kërsiti pushka
e Adem Jasharit.

Hije i kishte pushka
që mbante në dorë
n'Dukagjin, n'Drenicë
e në Shalë t'Bajgors
ushtarve t'lirisë
në Shalë tu ju pri
legjend kish fal Zoti
komandant Ganin.

Ndër beteja t'luftës
gjithmonë ishe i pari
thellë ngulitur ishe
n'zemër t'çdo ushtari
nuk i trembte vdekja
n'luftën për liri
kur në ball të tyre
po ju prije ti.

Emri yt o trim
kudo mori namin
në zemër të popullit
e çdo luftëtari
Shalës së Bajgorës, qytetit t'Vushtrrisë
përjetësisht i mbetur
simbol i lirisë.

Se me faqe t'bardhë
luftën përfundoj
punën për atdheun
n'liri e vazhdoj
me punë e me vepra
me sy kah e mbara
që ky vend të kishte
gjithmonë ditë të bardha.

Siç ishte në luftë
i tillë mbeti n'paqe
për derte për gzimin
gjithmonë pranë ushtarve
kudo kishte miq, shokë e dashamirë
anë e mbanë Kosovës
e gjithë Shqiptarisë.

Por vdekja e hershme
mëshirën nuk pati
komandant Ganiun
prej neve e ndau
vdekja na e mori
sot këtë burrë të dheut
mërzia kaploj anë e mbanë atdheun.

Për ty komandant
sot nuk pushoj loti
qau edhe stina
qau edhe moti
su pushoj sot loti
familjes, shoqërisë
s'mujten me i nal lotët
luftëtarët e lirisë.

Sado që e madhe
për ty është mërzia
ma e madhe mbetet
për ty krenaria
ti o komandant
ti je vet lavdia
me burra si ti
ka me u ba Shqipnia.

Kurrë nuk do t'pushoj
kujtimi jonë për ty
deri në atë ditë
kur do t'vijmë tek ti
derisa sa t'bajnë dritë
Dielli edhe Hana
ndër breza e shekuj
o ty tu knoft kanga.

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0