Më mbaj mend (për 1 muaj)

Përballje

Kur fati me ty gricet, hapi rrugë
kur vdekja të qaset, lufto më shumë,...
kur miku t`anashkalonë, largohu më tutje,
asgjë në këtë jetë s`mbahet me lutje

Mos lëndoni shpirtin me gjëra pa vlerë,
dielli duket, që në mëngjes, ç`do herë.
era rrëzonë gjethet, pabesia të vretë,
mundohu të jeshë vetëvetja në jetë,

Ca gjëra që të tundojnë, mposhti,
brenda vetëvetës, kërko forcë përsëri,
bleta është punëtore bredh lule m`lule
por njeriu, duhet ti vërë vetëvetës kufij,

Ç`farë është jeta vallë...më thuaj,
një lindje dielli, një perëndim në det,
një buzëqeshje, një lot, mbi lulen jetë,
apo një udhë ku fundi është i errtë?

Unë, një gjë nga ky udhëtim mësova,
shumëherë nga besimi i tepërt e pësova,
dashuria e vetme, pa as-njëlloj kushti n`jetë,
ishte ajo e Nënës time, në të vëretetë...

Prandaj shpirtin, mos e mbingarkoni
lereni të lirë, sytë e tij të ndrijnë si dielli
kur t`pendohi do jetë tepër vonë, më besoni.
bëmat e pabesive janë t`neveritshme më dëgjoni,.

- Poezi nga Sabrie Selimaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente mbi këtë krijim