>
LETERSISHQIP

Guva E Vetmisë

Kjo mbrëmje më mërziti vertëtë
Thërmohem si plisi, grisem si fletë...
më imazhin tëndë fymoj ngadalë
shpirti ngre tallaze, zemra hap plagë

Kjo mbrëmje e vrazhdë, e fjetur
largë byzëqeshjes tënde mbetur
thyej gishtërinjtë duke rënkuar
e vetmuar e përlotur shkatrruar.

Kjo mbrëmje e ftotë fjala mekur
shikimi në një pikë t`zbehtë mbetur
frikë kam të flas e gjuhën kafshoj
të thëna e të pa thëna zë i kujtoj

Se di përse dhimbja me qaset
me muret e shpirtit përplaset
frymojë ngadalë si nata pa hënë,
gjymtyrët thyer, nga pesha e rëndë

Pyes vetën heshtur, zemra troket
fjala pa përgjigje përherë të vret
në ortekun e vetmisë rrokullisur
në guvën e harresës aty kyçur

Kjo mbrëmje vellon mërzi hedhur
ca pika loti nga qielli i shpirtit derdhur
thyer si qelqi, qëlluar nga rrufetë
harkuar mbi kujtimet zë buzëqeshë.