>
LETERSISHQIP

Ç'patën Sytë

Ç`patën sytë që xixëlluan,
hënës, çapat i larguan,
yjet fikur, flakë morën,
me puthje natën përcollen,

Ç'patën sytë si shkëndija,
u lakmoi vet Perëndia,
lulet çelën, ngjyra, ngjyra,
mrekulli bëri natyra...

Ç'patën sytë, vallë, ç'paten,
më magjepsën më përflakën,
zog u bëra e pas i ndoqa,
kurrë nga mendja nuk i hoqa?

Ç'patën sytë a`s`më thua ?
që përherë më ndjekin mua,
mos vallë Ty, të kërkon zemra?
magjistare, që zgjon ëndërra