Më mbaj mend (për 1 muaj)

I Pathyer

Gjymtur thyer, gjuhë "prerë"
vazhdoj udhen si përherë
shikoj shumë, dot s`bëj zë,
dhe kur flas s`them asgjë ?

Kokën ulur supet rënduar,
i përgjumur i dërrmuar...
eci para shpres cunguar,
durim sosur, udhë vazhduar,

Ç`shikon syri dot se flas,
përherë po i njëjti avaz...
kujt ti qahem ,kujt ti thërras,
heshtur vë buzën në gaz ...

Retë e zeza vin vërdall...
përpijnë detim me gallgë
sytë e veshët, do ti mbyll ?
më mirë me ujqërit në pyll!

Fill i kputur, zjarrë i shuar,
në këtë botë të mallkuar
i mashturuar i zhgënjyer
shpresë vrarë por i pathyer ?

- poezi nga Sabrie Selimaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3 / Votuan:  2

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet