>
LETERSISHQIP

Poeti

Poeti është loti i dhimbjes,
Puthja e ëmbël e dashurive,
Ninulla e shpresës gjatë udhës,
Drejtë portës, së ëndërrimeve’’

Poeti është ujvara e shpresës,
Që gurgullin me muzën e tij..
Loti pikuar i vargjeve të këngës,
I ringjalljes së shpirtit n`përjetësi’’

Poeti është luftëtar i etur...
Që plagos përherë veten e tij,
Më gjakun e muzës së dlirë,
Mbjell lulen e bukur dashuri,

''Poeti është loti, puthja e kënga,
Gërma e vargut në perjetësi...
ilaçi i shpirtit për plagët e rënda''
Burim frymëzimi për çdo njeri...