TEKSTESHQIP
Sabrije Hoti - Nusja E Perflakur
Sabrije Hoti
Nusja E Perflakur

Teksti :: Song Lyrics
HEJ..., KUSH JE TI MBËSHTJELLUN ME FLAMUR?
Jam një nuse, që nuk plakem kurr’, hej,
Jam një nuse, që nuk plakem kurr’.

KUSH T’A DHA BEKIMIN MOS ME U PLAK’?
Jam përtri-o sa her’ kam marr’ plag’, hej,
Jam përtri-o sa her’ kam marr’ plag’.

HEJ..., KUSH T’KA BA ME I DHAN’ SHKËLQIM DRITËS?
Flaka e pushkës n’malet e Drenicës, hej,
Flaka e pushkës n’malet e Drenicës.

HEJ..., KUSH T’DHA FORC’ KURR’ MOS ME U PËRKUL’?
Djepi Llapit, trimat që përkund, hej,
Djepi Llapit, trimat që përkund.

KUSH T’A MBAN’-O, O KAQ LART’ FLAMURIN?
Dukagjini me kullat prej guri, hej,
Dukagjini me kullat prej guri.

HEJ..., KUSH T’A VUNI KAQ BUKUR DUVAKUN?
Krejt Gollaku o me Karadakun, hej,
Krejt Gollaku o me Karadakun.

HEJ..., KUSH T’A RRITI SHQIPEN MIDIS BALLIT?
Kaçaniku me Malet e Sharrit, hej,
Kaçaniku me Malet e Sharrit.

PSE T’JEHON’-O KANGA EDHE N’VARRE?
M’ka ba Zoti me mbet’ veç Shqiptare, hej,
M’ka ba Zoti me mbet’ veç Shqiptare.

HEJ..., KUSH JE TI MA E BARDH’ SE FAQJA E BORËS?
Jam liria, nusja e Kosovës, hej,
Jam liria, nusja e Kosovës.
Komente 0