>
LETERSISHQIP

Virusvrasësi I Zi

Nga një kontinent në kontinente të tjerë endet
Ky Virus i padukshëm që po na shkurton jetën

Udhëton përmes linjave të tokës detit a qiellit
Nuk pyet për klimë as nuk i dallon dot njerëzit

Në heshtje na ngulitet thellë në brendi të trupit
Në luftë me shëndetin gjer në minutën e fundit

Na i ndërpreu lëvizjet oraret e punës e të jetës
Na mbylli në karantinë udhën t’ia hapë vdekjes

Nuk ka luftë në botë armët dridhen përpara tij
Bari shërues i hakmerret njeriut për pakujdesi

Nga një kontinent në kontinente të tjerë endet
Ky VirusVrasës i Zi që po na i shkurton jetërat