Biografia
Saranda Imeri lindi me 03.10.1977 në Çegran të Gostivarit. Saranda Imeri është vajza e ish liderit tashmë të ndjerë të PPD, Imer Imeri i cili hisotira e mban mend si nënshkrues të Marrëveshjes së Ohrit dhe ish i burgosur politik në sistemin e kaluar monist. Lideri integrist Ali Ahmetit, Imer Imerin e quante Plaku i Marrëveshjes së Ohrit.
Saranda Imeri udhëhoqi me shtabin komunal zgjedhor të degës së BDI për Referendumin e vitit 2018. Më herët ka qenë nënkryetare e degës së Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar. Nga dhjetori i vitit 2019 është anëtare e Këshillit të përgjithshëm të BDI, ndërsa ka qenë këshilltare komunale nga radhët e BDI në përbërjen e vitit 2013 në Këshillin e komunës së Gostivarit.
Saranda Imeri është profesoresh e Artit Muzikor dhe prej vitesh është mësimdhënëse në Gostivar. Është nje ndër këngëtaret me të njohura të muzikës shqiptare. Mban në pronsi disa çmimeve të para në festivale tëndryshme siç ishin festivalet Nota Fest dhe Poli Fest.