TEKSTESHQIP
Biografia
Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Drenas (ish Gllogovc), ndërsa studimet i ka kryer në Prishtinë dega BAT(bazat e arsimit teknik). Ka punuar në shkollën e mesme në Drenas për 15 vite si mësimdhënës. Ai ka tre fëmijë, dy vajza e një djalë. Me këngë ka filluar të mirret që i vogël, ende pa shkuar në shkollë, dhe kjo dëshirë lindi nga babai i tij, Halil Cërvadiku, që ishte ndër rapsodët e mirënjohur në Drenicë dhe më gjerë. Babai i tij Halili, në duet me vëllaun e tij, Hysen Cërvadikun, për 50 vjet e këndoi dhe e kultivoi këngën rapsodike. Shaqiri pati fatin që i vogël t'i ndëgjonte legjendat e folklorit e të këngës shqipe "live", duke kënduar në odën e tij si: Salih e Feriz Krasniqi, Rizah Bllaca, Qamili i Vogël, Tahir Drenica, Hashim Shala, më vonë të bijtë e Sefës, e shumë të tjerë. Duke dëgjuar këta këngëtarë të mëdhenj, ai u mishërua dhe u dashurua në këngën, për të vazhduar deri ditët e sotme. Fillmisht me babain këndoi në dasma e gazmende, pastaj më 1977 u angazhua ne ansamblin "Shote Galica", ku dhe arriti afirmimin e plotë si këngëtar. Me këtë ansambël kanë dhënë qindra e qindra koncerte dhe kanë bërë içizme të shumta në Radio e TV. Pas një kohe vazhdoi me ansamblin "Bajram Curri" të Prishtinës, me te cilin poashtu patën shumë koncerte në Kosovë dhe Diasporë. Ka më se dhjetë vite që Shaqiri vepron si këngëtar i pavarur. Ka edituar me dhjetra albume. Tre i ka punuar me ansamblin "Shote Galica", (albumin "Mos harro tokën që t’lindi", "Flakë e vatër" dhe" Zëri i Zotit"). Me anasmblin "Bajram Curri" (albumin "Besa lart e ka ngritë burrin") dy albume i ka punuar me grupin Corona, ("S’kam kujtue se m’gjen pranvera" dhe " Shkova kah nuk shkova"), ndërsa dhjetë albume i ka punuar me Burim Krasniqin në studion e tij ("Këndoj të mos qaj", "Për Liri","Bylbylat e Lirisë", "Dasma e Kosovës", "Kështu ja thotë kangës bylbyli", "Lutjet e zemrës", "Mjalti i jetës". Videokasetat janë "Nji grusht dhe», në regji të Isa Qosjes, "Shkova kah nuk shkova", në regji të Sunaj Raqës dhe "Dasma e Kosovës", në regji të Luan Dakës. Kangët i komponon vetë, por ka kënduar edhe kangë të këngëtarëve tjerë. Ka marrë tekste nga autorë të ndryshëm, siç janë: Izet Rraci, Faruk Tasholli, Riza Grajqevci, Fatmir Muja, Athem Hoti, Rexhep Hasani, e të tjerë, por ai krijon edhe personalisht tekste. Në repertuarin e tij ka edhe shumë duete me këngëtarët: Mahmut Ferati, Sala Bekteshi e Ramize Ceka, Shyhrete Behluli, Nikollë Nikprelaj etj. Albumi i tij i fundit "N'ditën e bashkimit", u mirëprit shume mirë nga publiku.