Audio

Shaqir Cërvadiku - O Zot I Madh


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

19/07/2012

2012-07-19T02:50:28

Këngë e albumit:

"N'diten E Bashkimit"




I
I vogel kerkova
Ta njoh Perndine
Ngado syt qe m'shohin
Te shoh vetem Tye

Ti je qiell e toke
Ti je diell e hane
Pa Ty nata e dita
Njisoj ishin kane

Te falem O Zot
Krijusi i gjithsise
Ti krijove boten
Krijove njerine

Fale mal e fusha
Fale tok e dete
Ti na fale shpirtin
Ti na fale jeten

II
O Zot na meshiroe
E na jep mirsine
Na largo errsiren
Na fal dashunine

Na e fale ndegjimin
Syve ju dhe drite
Zemres i dhe gjakun
Mendjes diturine

I fale uj jetes
Etje mos te keme
Me t'mirat e botes
Trupin ta ushqejme

Çdo gjo ne ket bote
Ka ngjyren e vete
Veç paditurija
Asht si hije e zeze

III
Ta doni familjen
Prindet e femijte
Mos harro kush linden
Vdekjen ka me prite

Rruju djerses t'huje
Rruju punve t'liga
Se do t'vjen nji dite
Digjesh per te gjitha

Zotin kush s'e dine
Mendja e ka lane
Zemra i ka vdekun
Ne trupin e gjalle

Nji dit trupi jone
Do te bohet toke
Shpirti do t'gjykohet
E ne qiell do t'shkone


Ky tekst u dërgua nga  arsimdiber




Më Shumë Këngë Nga Shaqir Cërvadiku:

Më Shumë...