TEKSTESHQIP
Shaqir Cërvadiku - Amaneti I Muhaxherëve
Shaqir Cërvadiku
Amaneti I Muhaxherëve

Autor i muzikës është vetë artisti, tekstin e shkroi Makfire Canolli, ndërsa orkestrues të këngës rezultojnë të jenë EthnoMusic. Për një përshtatje sa më të mirë, projekti artistik është finalizuar tanimë para shikuesve i punuar në prizmin vizual edhe me anë të një videoklipi, video produksionin e të cilit e krijoi MProduction. Kjo video premierë erdhi në platformat online me datë 24 Qershor 2017 dhe duke filluar qysh nga dita e parë u prit mjaft mirë.

Teksti :: Song Lyrics

Si fëmijëshumë doja të mësoj histori,
M’bani kureshtarë një emër i ri
Babën tim të dashun e pyeta njëherë,
Pse o bab’ na thonë, neve muhaxher

Baba më shikoi e lëshoj një ofshamë,
Lotët duke i rrjedh’ n’sytë e ty ja pashë
A jem shqiptarë me shpirtin e vramë
Shkau nga trojet tona, ne na ka përzanë

Atje larg o djalë i kem rranjët tona,
Deri atje shtrihej Dardani e jona
Ku janë rrënjët tona, më trego o bab’
Janë të Molla e kuqe, mos harro kurrë djalë

Atë stërgjyshin tonë, krali e ka përndjekë
Me qindra e mijëra, shqiptarë të tjerë,
Kend e zunë të shpija i dogjën të gjallë
Me kolona tmerri, bora është përgjakë

Në acar e n’borë pa bukë nëpër male
Janë ngri e janë vdekë, fëmija n’gji të nanës
Ata shqiptarë të shkretë që shpëtun të gjallë.
Gjetën strehë te vllaznit e Kosovës nanë

Amanet prej gjyshit ta rujmë hostorinë
Vet mbiemrat tonë, tregojnë origjinë
Nëse hulumtoni në hartën me letër
Aty do t’i gjeni ilirët e vjetër

Amanet ja u la,
mos më thirrni tjetër
Se unë jam shqiptarë
I Dardanisë vjetër.

DËRGOI:
Komente 0